Vrau binjakët, historia e bukuroshes serbe trondit Zvicrën (FOTO LAJM)

Gjykata e Luzernës ka filluar gjykimin për një vajzë 23 vjeçare me origjinë serme me akuzën e vrasjes pasi lindi dhe hodhi në tualet binjakët e saj.

Ajo u shpreh para gjykatësve se aborti në muajin e shtatë kishte ndodhur papritur, por hetimet nxorrën në pah faktin se serbja i vrau fëmijët me qëllim pasi ishte braktisur nga i dashuri i saj po serb, raporton Albeu.com.

"Nuk e dija çfarë po më ndodhtë. Kisha dhimbje dhe isha e shtrirë në tualet kur papritur shoh që tualeti ishte i mbushur me gjak", tha 23 vjeçarja para gjykatës, por dëshmia e saj nuk i bindi ata.

Ngjarja ka kapur faqet e para të mediave zvicerjane, por edhe serbe. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2019, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori