E vendosur me ligj: Arkivoli i atyre që humbin jetën nga COVID-19 nuk hapet!

Shqipëria po kalon ditë të vështira për shkak të koronavirusit që ka prekur vendin, por ditë më të vështira kalojnë familjet të cilat kanë humbur familjarët e tyre për shkak të këtij virusi.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP i jep përgigje disa pyetjeve që lindin në këto momente të shpërthimit të koronavirusit.

Deri tani Shqipëria numëron 104 raste me COVID, 4 të vdekur dhe 5 janë shëruar

Sa i takon dy viktimave që humbën jetën mbrëmë Bino tregon se “Njëri ishte në terapi intensive, tjetri në pavion dhe ishte me oksigjenim. Gjatë natës u rëndua dhe pastaj u fut në kujdesin intensiv”

Si procedohet me të vdekurit, Ku shkon trupi?

“Sa I takon të vdekurve, atyre që humbin jetën nga sëmundje infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha masat bëhen në bazë të këtij ligji. Arkivoli nuk hapet. Janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit”

Sa persona janë në karantinë në Durrës?

Aktualisht janë dy persona.

A bëjmë pak teste?

Nuk bëjmë pak teste por bëjmë ato të duhurat. Të gjithë personat e dyshuar janë testuar. Nuk mendojmë të shpërdorojmë teste. Bëjmë teste tek personat të cilët kanë indikacione. Qëllimi jonë është rritja e testimit dhe e rëndësishme është izolimi I kontakteve. Testimi është I rëndësishëm, por izolimi dhe karantina janë më të rëndësishmet në këtë luftë.

Kur do jetë gati spitali “Shefqet Ndroqi”?

Spitali Shefqet Ndroqi është gati dhe do të vihet në funksion në momentin e duhur. Shërbimi infektiv po përgatit protokollet në mënyrë që të zbatojë tek pacientët në Shqipëri. Mos harroni se kemi të bëjmë me një virus të ri, dhe sëmundje të re, prandaj shërbimi infektiv po punon në këtë drejtim.

A u është bërë testi të deportuarve?

Të deportuarit nga Greqia është bërë vlerësimi i tyre klinik dhe epidemiologjik dhe disa prej tyre kur kishte dyshime është bërë testimi dhe ka rezultuar negativ dhe janë shpërndarë në banimet e tyre.

A ka staf mjekësor në karantinë?

Ka staf mjekësor në karantinë por është I vogël. Ka dhe të izoluar. Nuk kemi pasur burime të reja infeksione lidhur me mjekët e infermierët.


Shtuar 23.03.2020 15:26