Vrasje makabre/Lezbiket vrasin fëmijën 2-vjeçar (FOTO LAJM)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britani të Madhe e cila ka irrituar publikun e gjerë. Një nënë dhe partnerja e saj u shpallën fajtore për vrasjen e fëmijës 2-vjeçar. Vogëlushja, Liam Fee humbi jetën pasi i shpërtheu zemra nga goditjet në gjoks.

Një mjek zbuloi se kishte më shumë se 30 plagë në trup, përfshi këtu krahun dhe kofshën e thyer. Nëna e tij, Rachel, dhe partnerja e saj lesbike, Nyomi, kishin abuzuar prej dy vitesh me djalin. Ndërkohë shërbimi social e ka pranuar se ka dështuar me këtë rast.

Pak ditë para se Liam të gjendej i vdekur, çifti kishte kërkuar në Google për ‘morfinë për fëmijët’. “A mund të shërohet vetë një thyerje e këmbës,” kishin pyetur ato.

Pas kësaj kishin kërkuar për pyetjen: “A mund të shkojnë në burgbashku gratë”? Sot është mësuar se ato nuk do të dërgohen në të njëjtin burgbashku.

Babai i djalit, Joseph Johnson, 33 vjeç, qau kur gjykata i shpalli të dyja fajtore pas gjyqit që zgjati 7 javë. Mediat dhe opinioni publik kanë ngritur akuza ndaj shërbimit social, që nuk është kujdesur për rastin në fjalë.

Ndërkohë nga hetimet e policisë u gjetën zinxhirë në shtëpinë e çiftit të lesbikeve. Ata dyshojnë se e mbanin fëmijën të lidhur. Rachel ishte e martuar prej 7 vitesh me babanë e Liam, përpara se të ndahej për t’u lidhur me një femër./Albeu.com/

Shtuar më 01/06/2016, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori