A ishte diktatori korean ai që kërkoi eleminimin e gjysmë-vëllait të tij?! (FOTO LAJM)

Gjysëm vëllai i diktatorit korean, u vra në fillim të këtij muaji në një aeroport të Malajzisë, ndërsa sipas zhvillimeve të fundit, mësohet se Koreja e Veriut nuk e ka pranuar vdekjen e tij, por, Koreja e Jugut dhe zyrtarë amerikane besojnë se Kim Jong Nam, i cili kishte kritikuar kontrollin e shtetit nga familja e tij, u vra nga agjentët e Korese se Veriut.

"Në mesin e tetë të dyshuarve për këtë rast, katër janë nga sigurimi i shtetit dhe dy janë nga ministria e jashtme," i tha gazetareve, Lee Cheol-ëoo, një nga ligjvënësit qe u informua nga inteligjenca e Koresë së Jugut.

"Kjo është arsyeja pse kjo është një gjë e organizuar drejtpërdrejt nga ministria e sigurimit të shtetit dhe ministria e jashtme", ka shtuar Lee.

Policia e Malajzisë ka identifikuar tetë koreanoveriorë si të dyshuar apo si të kërkuar, duke përfshirë edhe një zyrtar te ambasadës Koresë së Veriut qe besohet të jetë ende në Kuala Lumpur. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori