Vrasja e gjyqtares, shpërthen aktori i njohur: Shtet ordiner (FOTO LAJM)

Akoma është e freskët ngjarja e ndodhur pak ditë më parë ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri mes Tiranës gjyqtaren Fildes Hafizi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar rëndë aktori i njohur Visjan Ukcenaj.

“Shoh vazhdimisht sarkazma sterile në “facebook” për këtë larjen e enëve dhe për këtë ( k.r ) e famshëm por asnjë sarkazëm për këtë shtet ordiner që nuk zbaton detyrën.

Ti ke një hall merr policine, nuk të vjen në kohë ti ke urdhër mbrojtje nuk të mbron njeri.

Njerëz të sëmurë na rrethojnë kudo nuk kemi c’ti bëjmë por sistemin e sëmurë e kemi ne në dorë. Mund t’i ndodhë kujtdo të ndodhet në një situatë të tillë.

Kush do na mbrojë kur nuk na mbron shteti ynë, vendi ynë? Kush do na mbrojë? Epo unë e kam një zgjidhje. Përgatituni mbroni veten se nuk i ha…. për ne.

Mos u bëfshim për t’u mbrojtur prej këtyre. Më falni për përdorimin kronik të fjalës …” /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 08:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori