Vogëlushja lind me sëmundje të rrallë, i dalin flluska dhe lëngje nga trupi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një nënë e shqetësuar, foshnja e së cilës lindi pa lëkurë në duart dhe këmbët e saj, ka thënë se nuk është në gjendje të përqafojë fëmijën e saj dhe cdo ditë kalon një torturë.

Rhiannon Atkinson, 30 vjeç, i është thënë vajzës së saj, Pippa, 1 vjece, ka një sëmundje të rrallë të lëkurës e cila quhet, Epidermolysis Bullosa (EB).

Kjo sëmundje bën që nga lëkura e vogëlushes të dalin flluska dhe lëngje.

Rhiannon, nga jugu i Uellsit, tha se ajo dhe burri i saj Damian janë të shkatërruar qysh kur morën vesh për lajmin, përcjell albeu.com.

Dr Emma Wedgeëorth, dermatolog konsultative dhe zëdhënëse e Fondacionit britanik të lëkurës, tha se EB ndonjëherë mund të jetë 'kërcënuese për jetën'.

Gjendja tani është përhapur në të gjithë trupin e Pippa-s, në qepallat e saj, në flokët e saj, në gojën e saj dhe në hundë.

Ajo tha: "Sapo ajo ka lindur duart dhe këmbët e saj dukej sikur dikush e kishte marrë atë dhe e kishte zhytur në ujë të nxehtë.

Rhiannon dhe Damian 36-vjeçar , gjithashtu prindër të një djali që quhet Tomas, qëndruan 3 javë të shtruar në spital pasi gjëndja e vogëlushes është shumë e rëndë. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2017, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori