“Euro College” dhe ShMP “Jahja Kemal” kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim

Bashkëpunimi do të zhvillohet në disa nivele strategjike. Nxënësve të ShMP “Jahja Kemal” do t’u jepen kushte të veçanta për të studiuar në Shkup dhe Londër në kuadër të programit të Universitetit prestigjioz Londër Metropolitan të Britanisë së Madhe, me të cilin ka partneritet “Euro College”.

Të dy institucionet ranë dakord edhe për pjesëmarrje të përbashkët në projekte ndërkombëtare si Erasmus, Horizon etj. Përmes procesit të bashkëpunimit të ndërsjellë, të dy institucionet do të ndërtojnë politika dhe procedura të ndërsjella që do të synojnë ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu do të kontribuojnë në promovimin e shërbimeve arsimore të këtyre dy institucioneve në tregun rajonal në Ballkan.


Shtuar 8.02.2022 09:14