Tottenhami vihet pas portierit francez, për të zëvendësuar Hugo Lloris,

Tottenham ka hedhur vështrimin nga Mike Maignan, portieri 25-vjeçar i Lille. Sipas mediave franceze, trajneri José Mourinho po mendon pikërisht për një tjetër francez për të pasuar në katërkëndësh një emër si Hugo Lloris.

Në fakt plani i teknikut portugez është transferimi i tij në merkaton e verës, për ta bërë fillimisht portierin e dytë të ‘Gjelave’, ndërkohë që me largimin e Lloris, Maignan do të bëhej portieri titullar i londinezëve.

Mourinho shpreson se gjatë sezonit të parë, portieri me origjinë nga Guinea Franceze të marrë shumë nga eksperienca e Lloris, në mënyrë që largimi i portierit të Kombëtares Franceze të mos ndihej aspak në sezonet pasardhës.


Shtuar 11.04.2020 17:05