Humbja tërbon tifozët e Dinamos: Mercenarë e të pafytyrë, largoni Lilajn

Dinamo u mund me rezultatin 0-2 nga Kukësit, duke zbritur në vendin e parafundit të renditjes. Një rezultat mjaft zhgënjyes, që ka irrituar dhe tifozët “blu”, të cilët kanë shpërthyer nga lojtarëve të tyre.

Ata e kanë me të gjithë dhe veçanërisht me korçarin Sabien Lilaj. Ultrasit dinamovitë kërkojnë largimin e mesfushorit që u afrua në merkaton e janarit.

“Mercenarë të pafytyrë, këta jeni! Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë.

Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve,” shkruhej në postimin e “Blue Boys” në rrjetet sociale.

Image


Shtuar 13.03.2022 21:09