Vëllezërit Haradinaj çmallen në Strasburg (FOTO LAJM)

Pëlqej
Deputeti i Kosovës në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka bërë një vizitë vëllait të tij Ramush Haradinajt i cili ndodhet në Francë, pasi është ndaluar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Pas takimit, Daut Haradinaj ka publikuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke darkuar me udhëheqësin e AAK-së në një restorant të Strasburgut.

Kutjojmë se Ramush Haradinaj ndodhet në liri me kusht në Francë, ndërsa pritet të vendoset përfundimisht për fatin e tij në seancën e re dëgjimore e cila pritet të mbahet më 6 prill. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori