VLAN në Kuvend, PDK takim urgjent (FOTO LAJM)

Disa deputetë të koalicionit LDK-AAK-LDK dhe Vetëvendosje janë mbledhur në ambjentet e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e tyre është bërë sot, edhe pse Flora Brovina e anulloi seancën konstetuive.

Nuk dihet dhe nuk ka informacione sesi do të veprojnë deputetët e VLAN-it.

Ndërsa, fill pas kësaj, edhe nga PDK-ja është zhvilluar një takim i zyrtarëve më të lartë të saj.

Burime nga Kosova Sot kanë thënë se në takim do të diskutohet për ngërçin e krijuar politik në vend, dhe për vazhdimin e seancës konstituive kurdo që mbahet ajo. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori