"Titani" BMW X5 M me 750 kuajfuqi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kompania e njohur G-Poëer për panairin e sivjetmë të veturave në Esen ka përgatitur versionin e përforcuar të modelit të famshëm të BWM-së, X5 M.

G-Poëer, motorin e këtij BMW X5 M - 4.4-litër V8 Tëin-Turbo, e ka përforcuar në 551 kW ose 750 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Të dhënat në lidhje me arritjen e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë, nuk janë zbuluar por është zbuluar se tani ky model i përforcuar shpejtësinë maksimale e arrin mbi 300 km/h, si dhe se deri në 400 km/h e arrin për 11,5 sekonda.

Gjithashtu, G-Poëer për këtë X5 M ka zgjedhur edhe rrotat e reja Hurricane RR nga alumini me diametër prej 23-inç të cilat janë në dispozicion në version me disa ngjyra, gomat 315/25ZR23, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, mbrojtësit më të zgjeruar, pragjet e reja, difuzerin e ri, kofanon nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga titani. /albeu.com/

Shtuar më 03/12/2017, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori