E ëma i kërkon të martohet, Renato Mekolli flet për të dashurën në emision (VIDEO)

Në natën finale të emisionit “Hell’s Kitchen”, shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka të ftuar speciale mamanë e tij.

Ai i ka kërkuar falje të ëmës për të gjitha vitet larg saj, duke na përlotur të gjithëve, ndërsa e ëma i ka kërkuar Renatos në emision që ai të martohet.

Shefi i kuzhinës është shprehur se mamaja e tij tashmë e di që ai ka një të dashur, por ka preferuar të mos ia zbulojë emrin në publik.

“Nusja aty është, ti e di shumë mirë, mos themi emrin tani se po e thamë do të të vijë krushka”- tha Renato.

E ëma ia ktheu se e mirëpret sa më parë, duke lënë të kuptohet se mezi po pret që i biri i saj të martohet.


Shtuar 11.01.2020 08:09