Vizitojnë për herë të parë Kosovën, Tolgahan dhe familja e tij paskan një arsye të veçantë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u tha se aktori i njohur, TolgahN Saysiman do të vizitojë për herë të parë Kosovën.

Pas vizitës që bëri vitin e kaluar në Shqipëri ai ka në plan të vijë në Kosovë dhe arsyeja qenka shumë e veçantë.

Sipas “Gazetës Express” ai do të vijë së bashku me Almedën dhe vogëlushin Efehan për të promovuar një projekt të rëndësishëm.

Aktori do të mbajë konferencë për shtyp nesër në orën 11:00 dhe pas saj do të vizitojë edhe Prizrenin.

Kujtojmë se Tolgahan është duke shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Kampion”, pjesë të së cilit ka bërë edhe djalin e tij. Kjo vizitë në Kosovë është e para edhe për Efehan.

Shtuar më 24/09/2019, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori