Vizita e Ramës në Berlin: Ditë historike për Shqipërinë dhe Ballkanin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një ditë historike për Shqipërinë dhe Ballkanin e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, samitin për Ballkanin të zhvilluar dje në Berlin. Kreu i qeverisë ka postuar në profilin e tij në Facebook, foto të aktiviteteve dhe takimeve që ai ka zhvilluar dje gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të samitit, kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti i Komisionit Europian Barroso kanë deklaruar sot se janë të interesuar për integrimin më të shpejtë në BE të vendeveBallkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

"Kam kënaqësinë që sot të pres përfaqësuesit e Ballkanit perëndimor. Si kryetar për bashkëpunimin e vendeve të Europës Juglindore kemi Z. Edi Rama Kryeministrin e Shqipërisë. Përshëndes gjithashtu edhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Kosova, Sllovenia, por edhe Presidentin e Komisionit Europian Barroso i cili është i angazhuar si gjithë të tjerët për të paraqitur një perspektivë europiane për këto vende dhe ne e mbështesim në këtë drejtim.
Ne kemi biseduar. Në konferencën e zhvilluar, Qeveria Federale ka përcjellë disa ide. 100 vjet pas nisjes së Luftës së Parë Botërore, ne zhvillojmë një situatë të re, ku në Ballkan të mos ketë më konflikte ushtarake. Prandaj, ne sot kemi pritur 8 kryeministrat, ministrat e ekonomisë dhe ministrat e jashtëm të të vendeve pjesëmarrëse, cilët kanë qenë mysafirë të Gjermanisë. Ne jemi të interesuar dhe mund të themi që në këto vende ka patur zhvillime të shumta. Ka një gatishmëri për t’u integruar në BE, çka e konfirmon edhe pjesëmarrja e Presidentit të Komisionit Europian. Ne mendojmë që për 4 vjet këtë iniciativë do ta ndjekim ne. Pas një viti, ky takim do të zhvillohet në Austri. Pra, me këtë dëshirojmë të themi se kjo nuk është një ngjarje e ditës sot për sot, por do të ketë një vazhdimësi, do të ketë një proces pune, e padyshim në këtë proces ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, sidomos për sa i përket atyre mes Serbisë dhe Kosovës, ku duhet thënë se kohët e fundit janë bërë përparime të dukshme, por edhe në Bosnje Hercegovinë, edhe këto vende në të ardhmen mendoj se do të ecin akoma më tej." tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se takimi theksonte rolin e Europës si një forcë për ruajtjen e paqes dhe rritjen e prosperitetit dhe askush nuk meritonte më tepër merita për këtë sesa Angela Merkel. Në emër të gjithë Ballkanit Perëndimor, Rama shprehu vlerësimin më të madh ndaj Kancelares dhe për angazhimin e saj me vendet e Ballkanit që synon përmirësimin e situatës dhe dhënien e shpresës për gjeneratat e reja të europianëve.

"Jam i lumtur që sot arritëm dakordësinë që këta takime të bëhen të rregullta, në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë t’i thellojmë lidhjet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, teksa ne në vendet tona vazhdojmë të ndërmarrim hapa për t'iu bashkuar atij që ka qenë dhe është një bashkim jashtëzakonisht i suksesshëm politik i demokracive.
Brenda BE-së, jam i vetëdijshëm se ka dyshime, zhgënjime, madje edhe zemërim dhe fryma anti-europiane është e fortë në disa pjesë të Europës. Por ne që gjendemi jashtë BE-së e shohim atë jo vetëm si sukses, por si frymëzim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Edhe në ndërmarrjen e hapave të nevojshme për t'u konsideruar si një vend kandidat, ne kemi qenë në gjendje për të sjellë zhvillim tek popujt tanë: kjo tregon fuqinë e Europës dhe BE-së si një ide e madhe reformimi dhe transformimi.
Sot ne bashkë me të gjithë vendet e Ballkanit angazhohemi për të vazhduar në rrugën e reformave, në mënyrë që një ditë të mund t’ju bashkohemi si pjesë e familjes së kombeve europiane.Ka ende mjaft rrugë përpara. Por nuk duhet harruar se këtë vit, ndërsa përvjetori njëqindvjeçar i Luftës së Parë Botërore afrohej, nuk kishte asnjë konflikt ndërmjet asnjërit prej vendeveBallkanit. Një rajon i njohur për luftë, gjenocid, spastrim etnik, tashmë është duke marrë hapat e nevojshëm për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë." u shpreh tej Rama gjate konferences.

Me tej Rama foli edhe per harmonine fetare që gjendet në rajonin tonë një nga arsyetsipas tij pse Papa Francesku zgjodhi për të vizituar Tiranën më 21 Shtator, si destinacioni i parë europian. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori