Vit i vështirë për ekonominë, ja vendet që do"vuajnë" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Viti 2016 ka qenë një vit i cili i ka sjellë shumë vështirësi në ekonominë e shumë shteteve. "Index Misery Bloomberg", në një raport të sajin ka thënë se viti 2017 do të jetë një vit i vështirë për shumë vende.

Për të tretin vit me radhë, ekonomia dhe politika e Venezuelës është ajo që mban rekordin për ulje katastrofike, po ashtu edhe Tailanda. Por, rënie në ekonomi do të kenë edhe një pjesë e vendeve të Evropës qendrore dhe asaj lindore, transmeton Albeu.com.

Polonia, po përjeton një rënie të vazhdueshme të papunësisë që prej krizës financiare dhe inflacioni u rrit në 1.8 për qind në janar. Rritje të ngjashme të çmimeve pati edhe Rumania, Estonia, Letonia dhe Sllovakia, e cila çoi në mjerim indeksin e këtyre vendeve.

Edhe Mbretëria e Bashkuar është në mesin e vendeve të cilat po përjetojnë një rënie të ekonomisë dhe kjo ka ardhur sipas Brexit. Peru, Kina gjithashtu kanë shënuar një ulje të ndjeshme të ekonomisë pasi është ulur blerja konsumatore, janë rritur çmimet për konsum dhe të naftës.

Vendet të cilat kanë shënuar rritje të ekonomisë, sipas raportit, janë Hong Kongu, Taivani, Hollanda, Kina, Ekuadori dhe Rusia, ndërsa SHBA-të janë në mesin e 20 vendeve që do të preken më pak nga kjo lëkundje e ekonomisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.