Vishej me xhinse dhe lyhej, modelen e vrasin në mes të kryeqytetit

Vrasjet e vajzave të bukura që kujdesen për veten, apo arrestimi i tyre duket sikur është kthyer në një proces normal në vendet e Lindjes së mesme.

Ish-Miss i Bagdad dhe modelja Tara Fares është qëlluar për vdekje në Bagdad.

Fares u vra të enjten nga persona të armatosur që hapën zjarr mbi të në lagjen Camp Sarah të kryeqytetit, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.

Ishin dy motoçiklistë që qëlluan mbi modelen që ndodhej brenda një automjeti.

22-vjeçarja, një e krishterë babi i së cilës është irakian ndërsa nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin.

Ajo ishte e njohur për veshjet e saj të guximshme, faktin që rrinte veshur me xhinse dhe e lyer dhe sigurissht, postimet në mediat sociale.

Vdekja e Fares vjen vetëm dy ditë pasi një aktiviste për të drejtat e njeriut u vra në qytetin jugor të Basrës.
Shtuar më 29/09/2018, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori