Covid-19 në burgun e grave? 22 të burgosura izolohen, plas sherri mes të dënuarave

Pas 19 rasteve me Covid te burgu 313-të dhe disa rasteve te 302-shi, dyshohet se virusi mund të ketë hyrë edhe në burgun e grave.

Sipas gazetares Klodiana Lala, aktualisht në burgun e grave situata nuk është e qetë pasi rreth 22 të burgosura dyshohen se kanë koronavirus.

22 të dyshuarat janë diferencuar në mensë dhe bashkë me to ndodhen edhe të dënuarat me probleme mendore të cilat vazhdimisht shkaktojnë sherre.

Mbajtja e tyre në një ambient ka shkaktuar rrëmujë dhe konflikte mes tyre. Gjithsesi ende nuk ka asgjë të konfirmuar lidhur me të burgosurat nëse janë testuar dhe a kanë reulltuar ose jo pozitive me Covid.


Shtuar 27.04.2020 17:38