Dalina Buzi “thyen rregullat”, publikon bisedën me partnerin: Në çfarë ore erdhe mbrëm në shtëpi (FOTO LAJM)

Megjithëse është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe e shohim çdo javë në televizion, Dalina Buzi e ruan me fanatizëm jetën e saj private.

Ajo ndan me ndjekësit në Instagram biseda dhe situata me vajzat e saj, por nuk e përmbend pothuajse asnjëherë bashkëshortin. Por sot Dalina “ka thyer rregullat” dhe ka publikuar bisedën me bashkëshortin në mëngjes pas “Dancing With The Stars”.

Siç ka treguar edhe më parë, ai nuk është aspak një person televiziv dhe nuk e ndjek vazhdimisht në daljet e saj. Edhe në bisdeën që ndodhet në foton më poshtë duket “hutimi” dhe pyetjet e tij që tregojnë se nuk është i informuar me lëvizjet e fundit në televizion.
A, partneri i Dalinës i ngatërron edhe emirn Arbana Osmanit.

Por një detaj pë bashkëshortin e Dalinës e dimë, ai është vëllai i spikeres Beti Njuma. Për shumë njerëz kjo nuk dihej pasi ato të dyja nuk e kanë përmendur ndonjëherë këtë fakt dhe vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën /albeu.com/