Vinte e droguar dhe paguante për detyrat, aktoren e përjashtojnë nga shkolla (FOTO LAJM)

Vite më parë ajo lajmëroi se kishte hequr dorë nga aktrimi e më pas filluan të gjithë problemet me drogën. Aktorja Amanda Bynes ndonëse është shtruar shumë herë në qëndër rehabilitimi, ende gjëndja e saj është e rënduar.

Disa muaj më parë, mediat rozë e sollën në fokus aktoren teksa ajo ishte arrestuar, pasi akuzohej për përdorimin e lëndëve narkotike. Duket se vuajtjet për të nuk kanë për të përfunduar, pasi ajo është përjashtuar nga shkolla.

Kjo masë e rreptë nuk vjen vetëm nga stafi i mësuesve, por edhe nga vetë nxënësit, të cilët ishin ankuar teksa e kishin parë shpesh të pinte drogë.

Instituti i Modës dhe Dizenjimit në Irvine ka lajmëruar se shumë studentë janë ankuar për aktoren pasi ajo vinte në shkollë e droguar, nën efektin e hashashit. Amanda ka paguar disa studentë të shkollës që t’i bënin detyrat, por studentja Rachel ka thënë që ajo e ka refuzuar ta ndihmojë në këtë mënyrë.

Sipas studentëve, ajo është përjashtuar nga shkolla muajin e kaluar edhe me akuzën për kopjim gjatë provimit. Kjo nuk është hera e parë që aktorja është përballur me ligjin sa i takon problemeve që ka shkaktuar me drogën. Fotot që janë postuar së fundmi për të, e tregojnë aktoren në gjëndje të rënduar dhe me një imazh tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori