Vin Diesel shpërthen në lot për mikun e tij, Paul Walker (FOTO LAJM)

Katër vjet pas vdekjes së aktorit të njohur të Fast and Furious, Paul Walker, promovohet sot filmi i 8-të i grupit të aktorëve me titullin Fate of the Furious.

Miku i tij i ngushtë Vin Diesel, duket se e ka pasur shumë të vështirë dhe dhimbja për humbjen e shokut të zemrës ende është e freskët.

Në një intervistë për USA Today ai është shprehur se ka qenë jo mirë emocionalisht, gjatë xhirimit të filmit “Fate of the Furious”, pa shokun e tij të ngushtë.

"Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë me barbekju pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, "Ku ulet Paul? Ku ulet Brian?" Dhe kjo nuk po ndodhte. Dhe thjesht mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur. Ky ishte çasti kur nuk munda ta mbaj veten"- është shprehur aktori.

“Më pas pashë Michelle Rodriguez duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.

Momenti kur ka shpërthyer në lot aktori ndodhi kur do të xhirohej skena e fundit e filmit, pasi familja mblidhet për barbekjunë tradicionale.

Në moment Diesel ka kuptuar se miku i tij Walker nuk ishte aty për të bërë një gëzuar e për të qëndruar pak çaste bashkë.

Nga sot filmi "Fate of the Furious" del në të gjitha kinematë botërore.

Në një nga skenat e filmit do të ketë edhe një dedikim për Paul Walker./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori