Vilë 280 mijë euro! Pasuria kolosale e Gjiknurit që pritet t'i hapë probleme (FOTO LAJM)

Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri">Gjiknuri është pronari i një shtëpie me sipërfaqe 200 m2, për të cilën ka deklaruar se kushton 280 mijë euro.

Kjo shifër është stratosferike për realitetin shqiptar ku shumë njerëz jetojnë me të ardhura minimale.

Mesa duket asgjë nuk e ka stepur ish-ministrin Gjiknuri">Gjiknuri, i cili është mësuar të "grijë" fondet e dhëna nga qeveria për projektet publike.

Në bazë të të dhënave të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, rezulton se burimi për blerjen e kësaj shtëpie banimi është një kredi në shumën 100 mijë euro, si edhe të ardhurat familjare, ku kontributin kryesor, gjithnjë sipas deklaratave të pasurisë, e kanë fitimet e biznesit të bashkëshortes së ish-ministrit, Rovena Gjiknuri">Gjiknuri.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, vit kur është blerë apartamenti gjigand, si edhe një vit më pas, ish-ministri Gjiknuri">Gjiknuri, deklaron ndër të tjera se të ardhurat e bashkëshortes së tij nga dy aktivitete private janë konkretisht; 6.1 milionë lekë të reja për vitin 2016 dhe 9.1 milionë lekë të reja për vitin 2017.

Të ardhurat e bashkëshortes së Gjiknurit, duken goxha të majme. Rovena Gjiknuri">Gjiknuri është regjistruar në disa biznese, ku janë bërë edhe verifikime mbi të dhënat publike.

Rovena Gjiknuri">Gjiknuri, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, është regjistruar si “person fizik” me emrin e saj, në vitin 2013, me aktivitet “Shërbime në fushën e dizajnit, skenografis녔.

Tre vjet më pas, në 2016, Rovena Gjiknuri">Gjiknuri regjistron “Studio Fabrika”, në të cilën emërohet administratore. Aktiviteti i “Fabrikës” është projektimi arkitektonik për objekte civile, industriale, spitalore, turistike, e të tjerë.

Në QKR nuk janë të publikuara të ardhurat e krijuara nga “personi fizik” Rovena Gjiknuri">Gjiknuri. Ekziston vetëm një dokument i vitit 2013, në të cilin ajo deklaron të ardhura zero, pra pa asnjë aktivitet. Ishte viti kur bashkëshorti i saj, mori detyrën si ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Ndërsa kompania e dytë e Rovena Gjiknurit, “Studio Fabrika”, e regjistruar në vitin 2016, duket se ka ecur mirë, por jo aq sa deklarohet në formularët e pasurisë së ish-ministrit dhe sot deputetit të Partisë Socialiste.

Sipas "Boldnews.al", disa dyshime rezultojnë mes deklarimit në administratën tatimore me deklaratat e pasurisë të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Verifikimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit ka interes të veçantë, pasi ato janë deklaruar si baza për blerjen e shtëpisë 200 m2, me vlerë 280 mijë euro, në vitin 2016.

Damian Gjiknuri">Gjiknuri deklaron në vitin 2016 të ardhurat e tij nga paga si ministër dhe të ardhurat e bashkëshortes, të cilat rreth 4 herë më të larta se të tijat, në një total prej 6. 2 milionë lekë të reja.

Në atë vit, Rovena Gjiknuri">Gjiknuri, e cila sapo e kishte krijuar “Studio Fabrika”, deklaron në Tatime se fitimi i saj ishte 2.6 milionë lekë të reja. Pra, pjesa tjetër, rreth 4 milionë lekë të reja, si rregull, duhet të jetë fituar nga shitja e projekteve të dizajnit, nëpërmjet “personit fizik”.

Deri në vitin 2016, Damian dhe Rovena Gjiknuri">Gjiknuri kishin pasur të ardhura mbi mesataren e publikut, por gjithesesi jo aq sa t’i lejonin për një investim spektakolar në vlerë 280 mijë euro.

Çifti Gjiknuri">Gjiknuri vendosi të blejnë pasurinë e paluajtshme, duke marrë edhe një kredi, gjithashtu shumë të madhe, me vlerë 100 mijë euro, e cila do të bënte të mendoheshin dy herë edhe biznesmenët e fuqishëm.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, Damian Gjiknuri">Gjiknuri deklaron se bashkëshortja e tij ka krijuar të ardhura plot 9 milionë lekë të reja nga dy NIPT-et e saj. Në QKR rezulton se “Studio Fabrika” e Rovena Gjiknurit ka fitim 4.4 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa tjetër duhet të jetë siguruar nga “personi fizik”, dizenjim dhe arredim.

Pak e çuditshme që një studio projektimi ndërtimesh të ketë fituar thuajse njëlloj, në mos më pak se sa një studio dizajni grafik.
Shtuar më 26/04/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori