Vijon horrori, mediat greke nxjerrin pamje nga gropa ku do të varroset ekstremisti i neutralizuar nga RENEA

Pëlqej
Dhjetra ekstremistë grekë janë mbledhur momentalisht në vendin ku terroristi Kostantinos Katsifas u neutralizua nga RENEA pasi iu përgjigj me armë thirrjes për t'u dorëzuar, ndërsa më parë kishte sulmuar me automatik policët e patrullës lokale.

Ata kanë shkruar fjalën "hero" me gurë në vendin ku ai u neutralizua, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamje nga gropa e varrit të tij, i cili është mbuluar me flamurin grek.

Katsifas pritet të varroset në orën 13:00, ndërsa autoritetet shqiptare kanë ndaluar hyrjen e disa ekstremistëve grekë në Kakavijë, të cilëve iu kapën maska, armë dhe mbishkrime anti-shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori