Vijnë pamjet e para nga sonda “TGO” e dërguar në Mars (FOTO LAJM)

Sateliti i ri i Europës dhe Rusisë në Mars ka dërguar imazhet e para të planetit.

Sonda e quajtur TGO mbërriti në Mars më 19 tetor, duke e vendosur veten në një orbitë eliptike.

Fotot u dërguan tani, ndërkohë që gjatë vitit të ardhshëm pritet që misioni të nisë operimet e plota shkencore.

Por shkencëtarët, shfrytëzuan mundësinë për të shkëputur disa fotoplanetit në ditën e fundit për të kontrolluar instrumentat e TGO-së.

Cilësia e fotografive të kthyer nga sistemi i kamerës është e kënaqshme.

Sonda gjendet vetëm 250 km larg terrenit marsian, shkruan BBC. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2016, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori