Vidhnin makina me vlerë 100 mijë euro, arrestohen "gangsterët e Gucci-t" (FOTO LAJM)

Lideri i nje bande adoleshente "Gucci Gangsters" që ka terrorizuar veriun e Brisbanes u arrestua duke buzëqeshur nga autoritetet e policisë.

Deri në 50 adoleshentë të moshës 14-17 vjeç besohet të jenë pjesë e bandës së të rinjve që grabisin shtëpitë luksoze, duke vjedhur makina, para dhe stoli në Brisbane të Australisë, përcjell albeu.com

Arrestimi i të rinjve vjen pas një hetimi 6-mujor, ndërsa lideri i tyre u gjet duke fjetur në shtëpi me një armë zjarri në brez.

Policia ka luftuar më parë me 'Gangsterët Gucci' të cilët vazhdimisht injorojnë dënimet e tyre gjyqësore. Adoleshentët janë akuzuar për 11 vepra penale. /albeu.com/



Shtuar më 16/02/2018, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori