Videoklip romantik me Shqipen, Mevlani tregon kujt nga vajzat e "Përputhen" ja dedikon këngën (FOTO LAJM)
Konkurrenti i “
Përputhen”, Mevlan Shaba, u komentua gjatë së fundmi në rrjet pasi u shfaq në klipin e këngës së tij, me ish-konkurrenten Shqipe. Në videoklipin e “Love Story”, ata të dy shfaqeshin duke u puthur e përkëdhelur.
Për të folur rreth këngës dhe pjesëmarrjes së tij në “
Përputhen”,
Mevlani ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”. Aty, ai sqaroi se nuk e ka marrë aspak për tendencë
Shqipen në klip, ashtu siç mendon publiku.
Gjithashtu tregoi se kënga flet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe se asnjëherë nuk u kuptua se kush e kishte fajin për këtë fakt.
“Nuk ka qenë bashkëpunim me tendencë me
Shqipen. E falënderoj se ka qenë pjesë e klipit. E ka dëgjuar
këngën kur ka qenë pjesë e emisionit dhe kur e dëgjoi i pëlqeu dhe tha se donte të ishte në klip. Njerëzit mendojnë se e kam bërë me tendencë, por nuk është aspak aty”, sqaroi
Mevlani.
Ndërkohë i pyetur nëse e ka ndihmuar “
Përputhen” që kënga e tij të ecë më mirë, u shpreh se po. Shaba tha se ka qenë një shtysë e madhe për të dhe se e ka bërë më të njohur.
“Duhet të jem i drejtpërdrejtë dhe “
Përputhen” më ka ndihmuar. Ka qenë një derë shumë e madhe, pasi më ka dhënë një shtysë të madhe. Nuk kam hyrë në “
Përputhen” që të bëhem këngëtar.
Këngën e kam patur pasion gjithmonë. Ditën kur do kthehesha në Gjermani, e shtyva për një javë tjetër. Dhe po atë ditë më morën në telefon se do jem konkurrent tek emisioni”, rrëfeu
Mevlani.
Ndërkohë i ngacmuar nga dy moderatorët e emisionit se cilës nga vajzave do ia dedikonte këtë këngë, Shaba u tregua diplomat dhe tha të pestave.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 15:26