Videoklip me skena intime, pse vajza e biznesmenit fshiu këngën me Alban Ramosaj? (FOTO LAJM)

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Kleoniki Delijorgji, e cila i ka munguar prej disa kohësh Shqipërisë. Miss Shqipëria 2012, tashmë ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Prej 3-vjetësh qëndrim në Londër, Kleoniki Delijorgji i është dedikuar plotësisht muzikës. Pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Purify’ dhe shprehet se do sjellë dhe shumë projekte të reja në vazhdim.

Ajo ka treguar edhe arsyen pse e fshiu videoklipin qe kishte publikuar me Alban Ramosaj më 14 shkurt, për Shën Valentinin. Ata zyrtarizuan edhe lidhjen e tyre me këtë videoklip, ku kishte skena të nxehta dhe puthje pasionante. Arsyen e fshirjes së kësaj kënge, Kleoniki e shpjegon:

"Është fshirë, sepse, në fakt, atë këngën e kemi krijuar me shumë dashuri dhe ishte shumë e bukur si fillim, por ngaqë unë kisha shumë ankth për të dalë si këngëtare në publik dhe jam munduar ta komercializoj shumë si këngë dhe e kam prishur gjatë procesit të bërjes dhe gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar në fillim, janë mërzitur kur e kanë parë rezultatin sepse i ka pëlqyer shumë në fillim dhe pastaj, thjesht ndihej i gjithë tensioni dhe puna që është hedhur, edhe klipi nuk më përfaqësonte mua si person, nuk është realizuar ashtu siç unë do doja, unë jam shumë perfeksioniste edhe e kam bërë me shumë shpejtësi thjesht se isha shumë e fiksuar se do e nxjerr në datën 14 shkurt. Ishin shumë gjëra bashkë që më bënë të them "ok, do filloj nga e para."


Shtuar më 24/12/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori