Video skandaloze e Jay Z shitet për 250 mijë dollarë, kapet autori (FOTO LAJM)

Hidhet dritë mbi shpërndarjen e videos ku Solange Knowles goditi kunatin e saj, reperin Jay Z. Tashmë "New York Standard Hotel", ka konfirmuar se e ka identifikuar dhe përjashtuar personin përgjegjës për zbulimin e vidoes.

Në komunikatën e hotelit citohet si më poshtë: “Tashmë është ndërprerë kontrata e personit përgjegjës, për prishjen e politikave të sigurisë së hotelit dhe regjistrimit të një video që u zbulua për CCTV”. Dyshohet se kjo video e cila u regjistrua në një ashensor të një hoteli në festën e Met Galas, është shitur për 250 mijë dollarë, tek ueb faqja e njohur TMZ. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2014, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori