Video shokuese e ekzekutimit të ushtarëve të Assadit (VIDEO)
Video e ekzekutimit të shtatë ish-ushtarëve të regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad-it e publikuar fillimisht në The New York Times bën xhiron e botës. Në video shihet se si një komandant i rebelëve u lexon disa rreshta revolucionarë më pas ekzekuton njërin me plumb në shpinë.

“Për pesëdhjetë vjet, ju keni mbështetur korrupsionin… Ne do të betohemi për Zotin e Fronit, se ky është betimi ynë: Ne do të marrim hak.” u shpreh komandati. Rebelët e tjerë menjëherë pas tij, ekzekutojnë robërit.

Kjo skenë, e përshkruar nga NY Times është e dokumentuar në një video të kontrabanduar jashtë Sirisë disa ditë më parë nga një ish-rebel, i cili, i neveritur nga vrasjet, rrëfen një pasqyrë të errët të luftës ku shihet sesi rebelët kanë përqafuar disa prej taktikave brutale dhe të pamëshirshme të po atij regjimi që ata po luftojnë të përmbysin. /albeu.com/
Video shokuese e ekzekutimit të ushtarëve të Assadit

Shtuar më 06/09/2013, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori