Vëzhgim interesant mbi gjërat unike të shqiptarëve (FOTO-LAJM)

Një vëzhgim interesant mbi disa gjëra unike rreth shqiptarëve i bërë nga Jill Justine e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Teksa bën përshkrimin e 50 gjërave “të ndryshme” të shqiptarëve, Justine shprehet se i pëlqen të jetojë në Shqipëri dhe i fton të gjithë lexuesit e shkrimit të saj, të shkojnë ta vizitojnë Shqipërinë, sepse është një vend shumë i bukur.

Ja dhjetë prej gjerave ndryshe të shqiptareve.

1-Të larit e rrugicave

Shqiptarët, thotë Jilli, i lajnë shumë shpesh rrugicat pranë shtëpisë së tyre, pemët, lulet dhe çdo gjë që është rreth shtëpisë së tyre.

2-Tundja e kokës në anën e kundërt.

Shqiptarët për të thënë “jo” ose për të thënë që nuk po e kuptojnë cfarë po u thua, e tundin kokën anash dhe jo lart-poshtë.

3-Bunkerët

Në Shqipëri ka një pafundësi bunkerësh, rreth 700 mijë të tillë në të gjithë vendin.

4-Krahasimi i njerëzve

Shqiptarët e kanë zakon t’i krahasojnë njerëzit, duke thënë se janë më mirë ose më keq se ata. Zakonisht veten e bëjnë më të mirë se të tjerët.



5-Pas prerjes së flokëve merr një shpullë pas qafe.

Në Shqipëri, pasi ke shkuar në parukeri ose tek berberi për të prerë flokët, sa takohesh me njërëzit, merr një shpullë pas qafe, duke të thënë: “me shëndet”.

6-Feja

Në Shqipëri nuk ka një fe zyrtare. Të gjitha fetë respektohen nga të gjithë, dhe njerëzit me fe të ndryshme jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin atje, thotë Jilli.

7-Kultura e kafesë

8-Shumë shqiptarë e nisin ditën e tyre duke pirë një filxhan të madh kafeje që në mëngjes, madje disa e shoqërojnë atë edhe me një gotë raki.

Gjatë ditës, shikon lokalet të tejmbushur me njerëz që pinë kafe dhe bëjnë muhabet.

9-Furgonët

Furgonët janë mjetet kryesore të transportit në Shqipëri. Në çdo qytet, shikon fugonë të shumtë duke transportuar njerëz, nga një vend në tjetrin.

10-Rakija

Rakija është një pije alkoolike, tradicionale në Shqipëri, e cila pihet kryesisht nga burrat. Kur një femër pi raki, shikohet çuditshëm dhe paragjykohet. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2013, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori