"Vetëm kemi qarë", Fatma tregon si ia dha Alfios lajmin e bukur që do bëhen prindër (FOTO LAJM)
Moderatorja shumë e dashur për publikun Fatma Methasani është në pritje për t'u bërë nënë për herë të parë dhe së shpejti ajo e Alfio do të bëhen me djalë.

E ftuar në emisionin "Pasditja ime", Fatma tregoi momentin e bukur kur i tregoi Alfios se po presin një djalë duke i bërë një surprizë.

Moderatorja tregoi se fillimisht e kishte frikësuar Alfion duke i thënë se është sëmurë në mënyrë që ai të shkëputej nga puna.

"I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë", tregoi Fatma.
Shtuar më 15/11/2019, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori