Vetëm 18 vjeç, këngëtarja që rrëzoi nga froni Taylor Swift dhe triumfoti në Grammy Awards (FOTO LAJM)

18 vjeçarja po bën namin dhe duket se festa sapo ka filluar për të.

Billie Eilish rrëmbeu katër çmimet më të mëdha në Grammy Aëards - artisti më i mirë i ri, rekord i vitit, albumi i vitit dhe kënga e vitit.

Ajo gjithashtu mori në shtëpi albumin më të mirë të vokalit pop, pra gjithsej pesë Grammys.

Billie është artistja më e re solo që ka fituar ndonjëherë këtë titull të cilin më parë e mabnte Taylor Swift.

Këngëtarja dukej mjaft e emocionuar teksa fitoj këtë titull madje ajo u shpreh se mendoi se këtë çmim do ta rrëmbënte Ariana Grande./albeu.com
Shtuar më 27/01/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori