Vetëm 15 mijë lekë të vjetra! Delinda zbulon se ku ka punuar për herë të parë (FOTO LAJM)

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu.

E ftuar në emisionin "Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar më pak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni.

Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra).

Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe?

Delinda Disha: Po, kam bërë nja dy videoklipe, dhe u pagova 15 mijë lekë. Deri në klasë të tetë, kam qenë tek shtëpia e kulturës, në qytetin e Fierit, dhe shkoja në çdo aktivitet që bëhej.
Shtuar më 10/10/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori