Vetëm 12 ditë i martuar me Pamela Anderson, producenti kthehet me ish të fejuarën (FOTO LAJM)

Producenti i njohur Jon Peters është rikthyer me ish-të fejuarën, pas ndarjes me Pamela Anderson, martesa e të cilëve zgjati vetëm 12 ditë.

Peters tha për Page Six këtë muaj, “Kur Pamela më telefonoi të martohem me të, ishte si një ëndërr për mua, edhe pse isha i fejuar me dikë tjetër”

Ai tani tregon se është rikthyer sërish me aktoren Julia Faye West, e cila ka një ngjashmëri të frikshme me Anderson dhe duket si kopje e saj e re.

Martesa e Pamela Anderson me producentin Jon Peters përfundoi me anë të një mesazhi.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, shkruhej në mesazh.

Shtuar më 21/02/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori