Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha publikon foton: Ka qenë me Ramën në Kiev, ja kush është famozi Dorian Duçka

Kreu i Partisë DEmokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama me ish-këshilltarin e tij Dorian Duçka.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Berisha bën me dije se fotoja e publikuar është nga vizita e kryeministrit Rama në Kiev, ndërsa thotë se Duçka është personi që shfaqet me një shishe në dorë.

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev! Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan Berisha.

Dorian Duçka është një nga personat, emri i të cilit ka dalë si i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar në SHBA.

Sipas të dhënave McGonigal identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie”. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”


Shtuar 25.01.2023 13:00

Tags: