Veshja më e bukur e maturës, krijon fustanin e pazakontë me 1400 mango (FOTO LAJM)

Një adoleshente nga Australia ka krijuar një fustan të pazakontë me 1.400 mango, duke u cilësuar si më i bukuri në mbrëmjen e maturës

Ideja i erdhi pasi 18-vjeçarja">18-vjeçarja, Jessica Collins shikonte se si çdo vit me mijëra kg fruta hidheshin nga ferma e saj. Në këtë mënyrë dha edhe mesazhin e rëndësishëm për të mos shpërdoruar produktet ushqimore.

18-vjeçarja">18-vjeçarja përdori rreth 1,400 fruta të dëmtuara për të krijuar një fustan klasik mbrëmjeje.

Collins është rritur në një fermë me mango dhe është ndjerë e irrituar pasi mijëra kg mango shkojnë dëm çdo vit nga ferma e saj.

“Ne jemi të detyruar të hedhim mbi 5 mijë kg mango çdo vit sepse nuk janë për standard supermarketi. Kështu vendosa të marr mangot, ti pres në feta të holla dhe pasi u thanë iu dhashë formën që dëshiroja, duke i shndërruar pala për këtë fustan mbrëmje”, u shpreh ajo.

Jessicës iu deshën plot katër muaj për të përfunduar punën që nisi si një projekt shkollor, duke i kthyer mangot që do të hidheshin në asksesorë mode.

Shtuar më 03/12/2020, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori