Vesh për herë të parë të brendshme në një emision, Françeska Jaçe: Ishte ftohtë (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Françeska Jaçe, ka treguar gjithmonë se guxon me veshjet e saj në daljet publike. Madje ka patur raste edhe kur ka pranuar se ka shkuar në emisione pa të brendshme.

Por nuk ka ndodhur kështu herën e fundit. Ish-banorja e “Big Brother” duket se ka thyer “rregullin” e saj. E ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ajo u shpreh se kishte veshur për herë të parë të brendshme për shkak të temperaturave të ulëta.

“Unë hera e parë që i kam veshur se zakonisht nuk i vesh, po thash hajt se ftohtë. Në gardërobë shpenzoj kurse në të brendshme jo shumë,”- u shpreh modelja seksi duke qeshur.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste, Françeska foli edhe për fotot e nxehta që publikon në rrjetet sociale, ku ekspozon format e saj bombastike, duke thënë se janë artistike.

“Nuk do thosha foto nudo, por artistike më mirë. Qëllimi i fotove është për arsye pune, për të reklamuar një biznes të caktuar por edhe për qejf sigurisht”, tregoi Jaçe, ndërsa befasoi me deklaratën teksa u shpreh se do martohet kurrë.



Shtuar më 28/01/2021, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori