Vesa kërkon falje publike pasi ofendoi Rihannë-n! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vesa Luma dhe Big Basta, pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga njëri-tjetri, më në fund u bashkuan përsëri. Ata tashmë janë vendosur në shtëpinë e tyre të re në Zelandën e Re.

Vesa është shumë aktive në rrjetet socciale, por si duket ajo dje ka bërë një shaka të hidhur. ''Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë'', shkruan ajo.

Kjo shprehje bëri që fansat të mos reagonin aspak mirë ndaj saj. Vesa menjëherë pas kësaj ka kërkuar falje.

''Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka, që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, e që unë e postova në Instastory. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia''.
Shtuar më 24/02/2018, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori