Vërshimet zbulojnë varreza ilire në Shipkovicë (FOTO LAJM)

Në rrjetet sociale qarkullojnë fotografi ku thuhet se vërshimet në Shipkovicë kanë zbuluar edhe varre të vjetra që mendohet se janë varre Ilire. Për këtë Telegrafi ju sjell edhe dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe nga Muzeu i Tetovës.

Abdullah Mehmeti, njohës i mirë i historisë së lashtë në Tetovë, në rrjetin social Facebook shkruan ‘’Nga pamjet e vërshimeve të 4 gushtit në Shipkovicë është vërejtur edhe një varr i vjetër, i cili i ka bërë kureshtarë jo vetëm banorët e vendit por edhe shumë vizitorë të tjerë.

Në këtë hapësirë ku është zbuluar ky varr ekzistojnë edhe shumë varreza të tjera. Mënyra e varrimit, orientimi i kufomës dhe karakteristika të tjera dëshmojnë qartë se bëhet fjalë për varreza Ilire, të cilat i takojnë periudhës para ardhjes së krishterimit në këto hapësira, së paku para 2000-3000 vjetësh’’,ka shrkuar Mehmeti.
Shtuar më 06/08/2015, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori