Polici i vuri gjobë për parkim, qytetari në Tiranë i thyen këmbën (FOTO LAJM)

Çudirat në Tiranë nuk kanë fund. 43-vjeçari Ermal Muçolli, do të përballet me gjykatën për shkak se disa ditë më parë dhunoi një efektiv të forcave të rendit, duke i shkaktuar fraktura në këmbën e djathtë. E gjitha nisi për një gjobë (1 mijë lekë), që efektivi i policisë Z. Musaj 51-vjeç po tentonte t’i vinte Ermal Muçollit, për shkak se ky i fundit kishte parkuar makinën gabim.

Mësohet se ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Yzberishtit para 4 ditësh, ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e dhunës së 43-vjeçarit ndaj efektivit të policisë. Siç shihet në pamje, nga përleshja, policia 51-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me këmbën e thyer, dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës.

Edhe pse në një zonë tejet të populluar indiferenca e njerëzve është shokues, ku në sytë e tyre dhunohet një polic me uniformë që supozohet të vendos për rendin dhe të mbrojë jetën e qytetarëve edhe me jetën e tij në rast nevoje.

Efektivi i shtrirë kërkon ndihmën e njerëzve, pranë tij afrohet vetëm një burrë, ndërkohë kolegu i tij tenton të kap dhunuesin.

43-vjeçari ra në pranga pas një ndjekje të gjatë, ndërkohë raportohet se sherri nisi për një gjobë parkimi. Ai e ka refuzuar gjobën e policit, duke thënë se do pinte një kafe dhe do largohej.

Muçolli ka treguar rrethanat e përplasjes me efektivin e Policisë, por ai ka mohuar se kishte qëllim t’i krijonte probleme të tilla efektivit të Policisë, edhe pse e ka pranuar se ka qenë shumë i zemëruar me policin, sepse donte t‘i vinte gjobë, vetëm se donte të pinte një kafe dhe të largohej.

Pasi doli para gjykatës, ndaj dhunuesit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. /abcnews.al