Fituese e 13 "Grand Slam-ve" në karrierën e saj, një prej tenisteve më të mira të kohëve moderne,
Venus Williams, duket se ka arritur të bëjë për vete trofeun më të lakmuar… atë të dashurisë.
32-vjeçarja, u duk tërësisht e përhumbur dhe e shpërqendruar nga prezenca në
Majemi e të dashurit
Elios Pis, një model kubanez.
E ndodhur në
Majemi, së bashku me motrën Serena, për të marrë pjesë në turneun e "Sony Open",
Venus disa herë u duk e shpërqendruar në stërvitjen e ndjekur nga pranë prej Pis.
Midis intervaleve të pushimit,
Venus disa herë iu afrua
Elios, duke shkëmbyer me atë puthje dhe gjeste të tjera afrimiteti. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2013,
ora 13:28