Venera zbulon pa dashje detajin që i nxjerr bojën “Këngës Magjike” (FOTO)

Pëlqej
Mbrëmjen e sotme është nata e parë e “Kënga Magjike” e cila ka nisur e mbushur me surpriza dhe emocione.

Edhe pse konkurrim pas konkurrimi dukej sikur juria jepte mendimin e saj në lidhje me këngëtarët e rinj, gjithmonë në mënyrë profesioniste, një gjë e tillë mesa duket, nuk ka ndodhur aspak.

Mendimet e tyre ishin të pregatitura më parë dhe të gjithë anëtarët e jurisë kanë qenë duke aktruar, të mësuar më parë, sikurse edhe Besi me Erionin.

Madje, edhe e qeshura tipike e Sardit duket se është menduar në çdo detaj. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Venera Lumani, anëtare e jurisë, e cila ka publikuar një pjesë nga skenari.

Mes rreshtave, nëse arrini, mund të lexoni atë që Venera dhe Juliana thanë:

S’kam ça me thon. Ju duhet ta bëni publikun për vete. Hytë sikur do dilni”. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori