Vendosi ta testonte para se ta blinte, shoferi përplas Porche-n super luksoz me vlerë 200 mijë paund (FOTO LAJM)
Mund të themi që kjo ka qenë dita më
ters e këtij
shoferi.
Një i ri, i dashuruar pas një supermakine të llojit Porsche, vendosi të bënte një provë para se ta blinte, por gjithccka shkoi
ters.
Makina me vlerë 200.000
paund u shkatërrua pak pasi filloi shiroja.
Aksidenti ndodhi në qytetin e Kardiffit, në Wells dhe pa lëndime në njerëz.
Makina i përkiste një serie të veçantë prodhimi, ku ekzistonin vetëm 1000 copë të tilla në të gjithë botën. Ajo renditej gjithashtu si një nga makinat më të shpejta.
Në raportin për policinë,
shoferi u shpreh se gjatë marrjes së kthesës frenat nuk kishin funksionuar, ndërkohë që dyqani që zotëronte Porsche-in ka refuzuar të bëjë deklarata.
Një aksident i ngjashëm ka ndodhur më herët, në Kinë ku
shoferi përplasi Ferrarin e shokut të tij me vlerë 560.000
paund. Ferrari u përplas me një Toyota të zezë dhe më pas me disa
makina të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha. Filmimet e kamerave të rrugës treguan që shkaktari i aksidentit ishte
shoferi i Ferrarit.
Shtuar më 10/11/2019,
ora 14:42