VENDIMI/ Ramës dhe ministrave u përgjysmohet paga për tre muaj (FOTO LAJM)

Ditën e sotme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për përgjysmimin e pagës së kryeministrit Rama, të zv.kryeministrit, Erion Braçe dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Në këtë vendim theksohet se për tre muaj ata do të marrin 50% të pagës neto mujore.

Edhe anëtarët e bordeve në institucionet publike nuk do të paguhen për një periudhë tremujore. Nga ky vendim përjashtohen vetëm nëpunësit e administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi për përgjysmimin e pagave për kabinetin qeveritar, u njoftua javën e kaluar nga kryeministri Rama. Ky vendim ka ardhur në kuadër të masave të shumta kufizuese që janë marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Masa këto që priten të ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e vendit.
Shtuar më 31/03/2020, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori