Vendi ideal për të bërë ski (FOTO LAJM)

Borovetsi, është vendi ideal për të gjithë të pasionuarit e skive, ato do të gjejnë gjithçka që kërkojnë. Borovetsi gjendet në malin Rila, në Bullgari dhe ndodhet 72 kilometra larg nga Sofia. Ai është vlerësuar si një nga destinacionet me pistat më të mira të skive, por edhe si një nga vendqëndrimet më të lira.

Atje do të gjeni: pishat e mbuluara nga dëbora në stinën e dimrit, e bëjnë edhe më të veçantë këtë vend. Pistat e skive ndodhen në një lartësi prej 2600m mbi nivelin e detit. Gjatësia e përgjithshme e tyre është 58km, ndërsa pista më e mirë, është ajo e qendrës së skive “Ystrebets”, në të cilën zhvillohen të gjitha garat sportive.

Temperaturat mesatare në janar arrijnë deri në -4.8 gradë C, ndërsa bardhësia e dëborës, zgjat deri në muajin prill. Restorantet, baret dhe hotelet e shumta në këtë zonë, ju mundësojnë pushime të paharrueshme, ndërsa profesionistët apo të pasionuarit pas skive, kanë mundësi të shfrytëzojnë pistat edhe gjatë orëve të natës. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2015, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori