Atentati në Krujë, Gentian Bejtja zbriti nga makina pak para breshërisë së plumbave, viktima shofer në Prokurorinë e Apelit

Zbardhen detaje të reja nga atentati që tronditi Krujën,  ku mbeti i vrarë Ramzan Sino 29 vjeç, kunat i Gentian Bejtjas, ndërsa ta plagosur mbetën dy djemtë e Bejtjas,  njëri prej tyre Alvi Bejtja ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 28  gëzhoja. Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas.

Burime bëjnë me dije se  autorët kanë lënë makinën pak metra larg banesës, kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas. Gjithashtu ka dyshime të forta, se Bejtja mund të ketë qenë në automjet gjatë atentatit dhe se ka zbritur nga automjeti, pa mbërritur në banesë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar dy herë. Një herë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjeten dhe 4 gëzhojat.

Viktima ka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit, ndërkohë theksohet se një natë më parë, Bejtja ka qenë në shtëpi. Gjithashtu siç edhe u raportua më herët, autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas../albeu.com/

 


Shtuar 4.07.2023 12:54