Nga dhuna barbare te dorëheqja e Rrahman Rrajës dhe takimi Çuçi-Rrumbullaku, çfarë ndodhi në 48 orët e fundit në Shqipëri

Nga dhuna barbare te dorëheqja e Rrahman Rrajës dhe takimi Çuçi-Rrumbullaku, çfarë ndodhi në 48 orët e fundit në Shqipëri

48 orët e dhunës së familjes Rraja që shokuan opinionin publik, nga rrahja e kushërinjve te dorëheqja e Rrahman Rrajës dhe takimi Çuçi-Rrumbullaku

Gjatë 48 orëve të fundit fisi i Rrahman Rrajës dhe vetë ky i fundit ishin lajmi kryesor që qarkulloi në të gjitha mediat vizive, të shkruara dhe online, për shkak të dhunës që ata ushtruan ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Kronologia e ngjarjeve:

E Enjte

Ditën e enjte në datën 6 korrik 10 anëtarë të fisit Rraja mes tyre vëllezërit dhe djali i deputetit Rrahman Rraja ushtruan dhunë barbare ndaj dy kushërinjve maja, duke përdorur shufra hekuri, shkopa bejsbolli, ndërs anë vendngjarje ka patur edhe armë, por që fatmirësisht nuk janë përdorur nga dhunuesit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë fillimisht nuk pati asnjë reagim publik duke e mbajtur të fshehtë. Reagimi i parë nga policia erdhi vetëm pasi video e dhunës e xhiruar nga vetë anëtarët e fisit raja filloi të qarkullojë në media.

Pas publikimit të videos policia njoftoi se kishte shoqëruar disa nga pjestarët e përfshirë në ngjarje por më pas i ka lënë të lirë.

E premte

Ditën e premte në mëngjes në një njoftim të dytë policia thekson se pas kqyrjes së videso, kishte arrestuar 4 persona të familjes RRaja dhe kishte shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Ndërkohë që mbrëmjen e së premtes pas reagimit të parë publik për ngjarjen, 24 orë pas dhunës ndaj kushërinjve Maja reagon dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili theksoi se të gjithë janë të barabartë mbi ligjin.

Menjëherë pas deklaratës së Çuçit, vjen dhe njoftimi i tretë nga ana e policisë, e cila shpall në kërkim edhe Rexhep Rrajën, djalin e Rrahman Rrajës.

Këtë herë në njoftim theksohet se pas kqyrjes së thelluar të videos u konstatua se Rexhep Rraja është një nga organizatorët kryesosë të dhunës sëbashku me xhaxhain e tij Xhelal Rraja.

E shtunë

Pasi kishin kaluar 48 orë nga ngjarja Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, shkon në zyrën e Drejtorit të Pëgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet RRumbullaku, një takim i cili zgjati më shumë se 4 orë, dhe në fokus ishte dhuna barbare e fisit Rraja ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja, si dhe reagimi i dobët i policisë së Shtetit.

Menjëherë pas këtij takimi u vendos “shkrirja” e menjëhershme e komisariatit të Krujës, duke u caktuar ndryshimi i menjëherëshëm i trupës vepruese dhe drejtuesve të lartë, pasi akuzohen për nënvlerësim të detyrës si dhe për fshehje të ngjarjes.

Po ditën e shtunë Policia arrestoi dhe dy persona të tjerë të lidhur me ngjarjes, si dhe shpalli dhe dy persoan të jerë në kërkim.

Po pse ndodhi dhuna ndaj Jashar dhe Bilbil Majës?

Dy kushurinjë Maja rreth një muaj më parë, më konretisht në 5 qershor ishin ankuar për guroren që shfrytëzohej nga Xhelal Rraja, bvëllai i pëllumb Rrajës, pasi po ju shkatërronte shtëpitë, për shkak të lëndëve eksplozive që shpërthenin gjatë gjithë kohës.

Ditën e ngjarjes dy kushërinjtë Maja ishin në tryezë me inxhinierin e gurores, për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që edhe puna të vijonte, por edhe banesat të mos rrezikoheshin.

Pikërisht në momentin që sapo dy kushërinjtë Maja dhe inxhinieri janë ulur në tavolinën e lokalit për të biseduar, 10 anëtarë të fisit Rraja kanë zbritur nga makinat dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj tyre.

Pasi janë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë Maja janë shoqërur nga policia në komisariat edhe pse kishin plagë të rënda në kokë dhe në trup për shkak të dhunës së rëndë të ushtruar ndaj tyre.

Vetëm pas marrjes në pyetje, policia ka dërguar në spitalin e Traumës dy kushërinjtë Maja për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njëri nga kushërinjtë e dhunuar Jashar Maja është shprehur për mediat se nëse shteti nuk ndërhyn, ahëterë ai do të bëjë vetëgjyqësi, duke theksuar se video e bërë nga njerëzit e Rrahman Rrajës për të tregaur trimëri, do të jetë të tjera pasoja.

Njoftimi i fundit i policië për ngjarjen:

Shkon në 8 numri i personave të shoqëruar dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 korrik 2023, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, si dhe shkon në 6 numri i shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprime hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku një grup personash kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në orët e para të datës 08.07.2023, kanë organizuar operacionin për kontrollin e ambienteve dhe vendeve ku mund të mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim, të përfshirë në ngjarjen e datës 06 korrik 2023.

Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, dhe të perosnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta  fisnore dhe shoqërore të shtetasve të shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e pozitës së tyre në raport me ngjarjen.

Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Policia ndaloi më datën 07.07.2023 shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale  “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.

Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Policia e Shtetit ka organizuar grupe të posaçme  operacionale dhe hetimore për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe operacioni nuk do të ndalet deri në kapjen e organizatorëve dhe personave të shpallur në kërkim.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.07.2023 16:19