Vëllai i Ramës është personazhi më i përfolur tani në botë, të gjithë i thonë "tamam" (FOTO LAJM)

Më shumë se 1 milion turq i kanë thënë "Mjaft" presidentit Erdogan në rrjetet sociale pas një fjalimi të tij në miting.

Duke iu drejtuar të pranishëmeve në një miting në kuadër të zgjedhjeve elektorale dhe presidenciale të 24 qershorit, Erdogan tha se do të largohej nëse populli turk i thotë "Mjafton" (TAMAM), raporton Albeu.com.

"Nëse një ditë, populli turk në thotë tamam (mjafton) ne do të tërhiqemi", tha Erdogan, por kjo fjalë u bë shumë shpejt trend në rrjetet sociale në Turqi, ndërsa tani është hashtagu numër 1 edhe në rang botëror në Twitter ku të gjithë i thonë "tamam" duke i kërkuar të largohet.

Hashtagu në fjalë është përdorur edhe nga liderët e opozitës, të cilët gjithashtu i janë bashkuar fushatës për t'i thënë Erdoganit se duhet të ikë.

Deri më tani, janë mbi 1 milion twitte të postuara me hashtagun #tamam dhe ky hashtag mbetet i pari aktualisht në Turqi dhe në botë, ndërkohë mbështetësit e Erdogan kanë filluar me twitterat #devam (vazhdim) dhe deri më tani kanë arritur në 289 mijë postime.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëhet trend edhe në mediat botërore, ku Reuters, New York Times, Washington Post e të tjerë i kanë kushtuar vëmendje këtij hashtagu. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori