Edhe pse fundjavë,
Bashkia e
Tiranës ka qenë në gatishmëri për të përballuar çdo emergjencë të ardhur si rrjedhojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Strukturat
bashkiake, përfshi Policinë
Bashkiake, punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë, si dhe punonjësit social, kanë qenë në krye të detyrës si gjatë natës së shkuar, ashtu edhe gjatë
kësaj paradite, duke
ndihmuar si njerëzit në gjendje rruge, të pamundurit, ashtu edhe duke
ndihmuar zonat e thella në hedhjen e kripës dhe skorieve, si dhe zhbllokimin e akseve që kanë vështirësi qarkullimi.
Për punën që po kryen në menaxhimin e
kësaj situate të pazakontë për një zonë si Tirana, ka komentuar edhe kryetari i Bashkisë së
Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në Twitter, bënë të ditur se gjithë
Bashkia e
Tiranës është në terren për të
ndihmuar largimin dhe strehimin e fëmijëve të rrugës, sistemimin dhe ushqyerjen e të moshuarve të vetmuar dhe hapjen e kalimeve rurale.
Ai gjithashtu ka postuar edhe disa foto nga frontet ku po punojnë strukturat
bashkiake në përballimin e
kësaj situate. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017,
ora 15:45