Vdiq bashkëshortja e infektuar, i moshuari nuk pranon me mjekimet e ndërron jetë (FOTO LAJM)

Një dashuri e madhe dhe e vërtetë deri në minutat e fundit të jetës. Një cift pensionistësh kanë humbur jetën pasi janë infektuar me COVID-19.

E para ka humbur jetën bashkëshortja Mary 81 vjeçe, dhe pas lajmit se ajo kishte ndërruar jetë, bashkëshorti i saj 90 vjeç, Bill Dartnall, hoqi maskën e oksigjenit dhe refuzoi të merrte trajtim.

Vajzat e ciftit kanë treguar për "Daily Mail" se:

"Kur ai mësoi se mami kishte ndërruar jetë, e hoqi maskën nga fytyra dhe ia bëri të qartë të gjithëve se nuk kishte nevojë për oksigjen.

Babai refuzoi të vendoste sërish maskën dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Spitali vazhdoi ta trajtonte por ai ndërroi jetë në gjumë disa orë më vonë.

Me shumë mundësi, babi nuk donte të jetonte pa mamin..."-thanë vajzat.
Shtuar më 29/04/2020, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori